Претседателот на Собранието на Република Северна Македонија, Африм Гаши, придружуван од пратениците: Бејџан Иљас, Никола Мицевски, Оливер Спасовски, Мерита Колчи Коџаџику и Беким Сали, ја продолжува официјална посета на Република Туркије со средби во Истанбул.
Делегацијата присуствуваше на Конференцијата за отворање на академската година 2024-2025 на Универзитетот Мармара, кој е еден од најстарите и најпрестижните универзитети во Туркије. Претседателот Африм Гаши одржа предавање на тема:
„Односите меѓу Северна Македонија и Туркије на историски и политички план, актуелни прашања во светот“ пред ректорот, професорите и студентите на овој Универзитет. Тој се осврна на заедничката географија и историја, образованието, културата и градењето на нацијата, заедничката геополитика и перспективите како би можел да изгледа заедничкиот свет во иднина. Изрази убедување дека Балканот повторно ќе се обедини, не само како географска целина, туку и како место на допир на цивилизациите, културите и религиите во пошироки размери, каде што ќе преовладува мирот, безбедноста и благосостојбата. Тој посочи дека Република Северна Македонија е пример дека и на овие простори може да се гради соживот, градејќи држава и општество со различности, но во комплементарно единство.
На средбата со Одборот за надворешни економски односи Туркије-Северна Македонија, стана збор за можностите за унапредување на економската соработка меѓу двете земји, која треба да го следи примерот на одличните политички односи. Претседателот на Собранието на Република Северна Македонија Гаши истакна дека државните институции прават сè што е во нивна моќ за да се олесни економската соработка, за што придонесува и географската близина, добрата инфраструктурна повразност и директните авионски линии меѓу двете земји. Беше подвлечено дека се заемни заложбите на двете земји за зголемување на вкупната трговска размена и беше изразено очекување за проширување на интересот на турските компании за инвестирање во Република Северна Македонија.
Во рамките на официјалната посета на Република Туркије беше остварена и средба со граѓани од Република Северна Македонија кои престојуваат во Истанбул. Претседателот Гаши нагласи дека Република Северна Македонија и Република Туркије ги поврзуваат историски и културни врски и во тој поглед, иселениците претставуваат значајна алка во цврстото пријателство и плодната соработка меѓу двете земји.
TAKIMET E KRYETARIT GASHI NË STAMBOLL
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetët: Bejxhan Iljas, Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Bekim Sali, e vazhdojnë vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë me takime në Stamboll.
Delegacioni mori pjesë në Konferencën për hapjen e vitit akademik 2024-2025 në Universitetin Marmara, i cili është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze në Turqi. Kryetari Afrim Gashi para rektorit, profesorëve dhe studentëve të këtij Universiteti mbajti ligjëratë me temën: “Marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë në nivel historik dhe politik, çështjet aktuale në botë”. Ai u përqëndrua në gjeografinë dhe historinë e përbashkët, arsimin, kulturën dhe ndërtimin e kombit, gjeopolitikën e përbashkët dhe perspektivat se si mund të duket bota e përbashkët në të ardhmen. Ai shprehu bindjen se Ballkani do të ribashkohet, jo vetëm si një tërësi gjeografike, por edhe si një vend kontakti i qytetërimeve, kulturave dhe religjioneve në përmasë më të gjerë, ku do të mbizotërojë paqja, siguria dhe mirëqenia. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull se në këto hapësira mund të ndërtohet bashkëjetesë, duke ndërtuar një shtet dhe shoqëri me diversitete, por në unitet të tërësishëm.
Në takimin me Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme Ekonomike Turqi-Maqedonia e Veriut, u diskutua për mundësitë mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, që duhet të ndjekë shembullin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gashi, theksoi se institucionet shtetërore po bëjnë gjithçka që kanë mundësi për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik, ku kontribuon edhe afërsia gjeografike, lidhjet e mira infrastrukturore dhe linjat direkte të fluturimit midis dy vendeve. U nënvizua, se është i ndërsjellë angazhimi i dy vendeve për rritjen e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar dhe u shpreh pritshmëria për zgjerimin e interesit të kompanive turke për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, u realizua takim me qytetarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë në Stamboll. Kryetari Gashi, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë janë të lidhura në mënyrë historike dhe kulturore dhe në këtë aspekt mërgimtarët paraqesin vegël të rëndësishme në miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e frytshëm midis dy vendeve.