БИТИЌИ : НА 8-МИ МАЈ ДА СЕ СПРОТИСТАВИМЕ НА ПОЛИТИКИТЕ НА ПОДЕЛБИ, ЗА СПЛОТЕНА И СИЛНА МАКЕДОНИЈА

0
84

„Грешките во владеењето можеме да ги поправиме, но поделбите во општеството нема да ги залечиме доколку на 8-ми мај не се спротивставиме на политиките  на раздорот, на национализмот, на сеењето страв. Социјалдемократскиот сојуз е единстваната обединувачка политичка партија за силна и сплотена Македонија – земја и европски дом во кој ќе има место за секого, независно од неговата етничка, религиозна, културна, политичка или социјална припадност“, порача на денешните средби со жителите на Топаана  и Шуто Оризари, Фатмир Битиќи, потпретседател на СДСМ и ко-носител на листата на кандидати за пратеници на Коалицијата за европска иднина во Изборна единица 2.

Тој порача дека резултатите од првиот круг на претседателските избори не треба да се прифатат со малодушност ниту пак да се обесхрабрувачки, туку треба да се перцепираат како предизвик кој во себе носи можност за сплотување на сите прогресивни сили во државата за двојните избори на 8-ми мај.

„Со нашата предизборна програма нудиме повеќе од економски раст и развој, повеќе од повисоки плати и пензии, многу повеќе од европски животен стандард, ние нудиме иднина во која секој граѓанин ќе биде прифатен, почитуван, градиме земја во која ќе владее дијалогот, меѓусебното разбирање, а не раздорот. Затоа на 8-ми мај, победата на СДСМ и коалицијата ќе значи пораз на стравот од различностите, на поделбите. Ќе зачекориме кон заедничка и споделена европска иднина“, порача Битиќи.

Зборувајќи за концептот на едно општество за сите, како суштинска политичка вредност на СДСМ, тој ја нагласи потребата граѓаните да го отфрлат национализмот како свој политички избор, затоа што тој е наметнат избор.

„Ве повикувам заеднички да го отфрлиме национализмот кој е надвиснат над Македонија, да кажеме НЕ на ксенофобијата, да се ослободиме од стравовите и да го прифатиме единството, единството во различностите бидејќи таму лежи нашата сила. Верувам во вас, во граѓаните, верувам дека тоа ќе го препознаете, дека ќе ги отфрлите политиките  кои ви се наметнуваат од елити кои  немаат што да ви понудат освен да ве туркаат кон минатото и поделбите“, рече Битиќи и порача дека  Македонија не е само ВМРО-ДПМНЕ, Македонија е многу повеќе, таа е на сите, на Македонци, Албанци, Срби, Турци, Роми, Бошњаци, Власи.

„Нашата сакана земја е на сите нас кои се бориме за европска држава, а кои сме повеќе, многу повеќе од тие што се прикажуваат како победници во првиот круг на претседателските избори. Затоа нема откажување, заеднички, едни покрај други, рамо до рамо, сите различни, продолжуваме и победуваме на 8-ми мај“, порача Битиќи.

—————————————————

Bytyqi: Më 8 maj t’u kundërvihemi politikave të ndasive, për një Maqedoni të bashkuar dhe të fortë

“Ne mund t’i korrigjojmë gabimet gjatë qeverisjes, por nuk do t’i shërojmë ndasitë në shoqëri nëse më 8 maj nuk u kundërvihemi politikave të ndasive, nacionalizmit dhe frikësimit. Lidhja Socialdemokrate është partia politike unifikuese për një Maqedoni të fortë dhe të bashkuar – një vend dhe një shtëpi evropiane në të cilën do të ketë vend për të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, kulturore, politike apo sociale”, tha, në takimet e sotme me banorët e Tophanës dhe Shuto Orizares, Fatmir Bytyqi, nënkryetar i LSDM-së dhe bashkëbartës i listës së kandidatëve për deputetë nga Njësia Zgjedhore Nr. 2, nga “Koalicioni për Ardhmëri Evropiane”.

Ai tha se rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale nuk duhet të pranohen si dekurajuese, por duhet të perceptohen si një sfidë që sjell një mundësi për bashkimin e të gjitha forcave progresive në vend për zgjedhjet e dyfishta më 8 maj.

“Me programin tonë parazgjedhor ne ofrojmë më shumë se rritje dhe zhvillim ekonomik, më shumë se sa paga dhe pensione më të larta, shumë më tepër se një standard evropian jetese, ne ofrojmë një të ardhme në të cilën çdo qytetar do të pranohet, respektohet, po ndërtojmë një vend në të cilin do të sundojë dialogu, mirëkuptimi i ndërsjellë, e jo përçarja. Prandaj, më 8 maj, fitorja e LSDM-së dhe koalicionit do të thotë humbje e frikës nga diversiteti, nga ndasitë. Ne do të ecim drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, tha Bytyqi.

Duke folur për konceptin e një shoqërie për të gjithë, si vlerë thelbësore politike e LSDM-së, ai theksoi nevojën që qytetarët ta refuzojnë nacionalizmin si zgjedhje të tyre politike, sepse është zgjedhje e imponuar.

“Ju ftoj që bashkërisht ta refuzojmë nacionalizmin që qëndron mbi Maqedoninë, t’i themi JO ksenofobisë, të heqim qafe frikën dhe të pranojmë unitetin, bashkimin në diversitet, sepse aty qëndron forca jonë. Besoj tek ju, tek qytetarët, besoj se do ta njihni këtë, se do të refuzoni politikat që ju imponohen nga elitat që nuk kanë çfarë t’ju ofrojnë përveçse t’ju shtyjnë drejt së kaluarës dhe ndarjeve”, tha Bytyqi duke porositur se Maqedonia nuk është vetëm e VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është shumë më tepër, ajo është e të gjithëve, maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve, vllehëve.

“Vendi ynë i dashur është i të gjithë neve që luftojmë për një shtet evropian dhe që jemi më shumë, shumë më tepër se ata që paraqiten si fitues në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Prandaj nuk heqim dorë, së bashku, krah njëri-tjetrit, krah për krah, të gjithë të ndryshëm, vazhdojmë dhe fitojmë në 8 maj”, tha Bytyqi.